BRUKSEL, 16 prill /ATSH-DPA/ – Regjistrimet e makinave të reja në Europë u rritën në muajin mars për shkak të bazës jashtëzakonisht të ulët të krahasimit me vitin e kaluar të shkaktuar nga kufizimet e forta Covid-19, deklaroi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).
Regjistrimet e makinave të reja u rritën 87.3% në vit, për dallim nga rënia prej 19.3% në shkurt.
Rreth 1.06 milionë makina të reja janë shitur në Bashkimin Europian në mars krahasuar me 567 253 në të njëjtin muaj në 2020.
Fitimet me tre shifra u regjistruan nga tre nga katër tregjet më të mëdha të BE-së.
Shitjet në Itali u rritën me 497.2%, e ndjekur nga një rritje prej 191.7% në Francë, ndërsa shitjet e makinave të reja në Spanjë u rritën me 128.0%.
Tregu gjerman gjithashtu tregoi fitime të forta, me shitje në rritje prej 35.9% në mars.
Në tremujorin e parë të 2021, kërkesa e BE për makina të reja u rrit me 3.2 % , duke arritur në 2.6 milion njësi të regjistruara në total. /os/
