Nxitje ekonomisë dhe punësimit/ Shalsi: Forcojmë bashkëpunimin me sipërmarrjen

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen Eduart Shalsi, kandidat i PS-së, në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, gjatë takimeve me sipërmarrës që operojnë në sektor të ndryshëm të ekonomisë së vendit, vuri theksin në forcimin e bashkëpunimit qeveri-biznes për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Dashi, për më shumë se 30 vite ka kultivuar shpirtin e biznesit. Në moshë të re pas eksperiencës së hershme tek metalurgjiku themeloi në vitin 2009 një biznes që ofron materiale ndërtimi profesionale.

Kompania e tij ofron gamën e gjerë të materialeve për ndërtim të përshtatshme për çdo konstruksion të brendshëm apo të jashtëm.

“Diskutuam me Dashin për përmirësimin e praktikave të punës për kontrollin e materialeve të ndërtimit ku mirëprita komentet e çmuara për forcimin e bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe disa ide të mira, për t’i ardhur në ndihmë profesionistëve të fushës”, tha Shalsi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.