MOSKË – Rusia gati të dëbojë 13 diplomatë amerikanë dhe polakë

MOSKË, 16 prill /ATSH-AFP/ – Moska ka në plan të dëbojë 13 diplomatë nga SHBA-ja dhe Polonia, si përgjigje ndaj dëbimit këtë javë të 10 diplomatëve rusë nga SHBA-ja dhe tre nga Polonia, njoftoi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Rusia do të kufizojë edhe aktivitetet e organizatave dhe fondacioneve amerikane për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit”, tha Lavrov.

“Gjithashtu, misionet në Rusi të diplomatëve nga Shtetet e Bashkuara do të zvogëlohen kryesisht dhe tetë diplomatë amerikanë do t’u nënshtrohen ndalimeve të hyrjes”, shtoi ai.

Rusia vendosi ndalimin e hyrjes për zyrtarët e lartë të SHBA-së, midis tyre Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland dhe Sekretari i Sigurisë së Brendshme, Alejandro Mayorkas.

Përveç këtyre dy anëtarëve të kabinetit të presidentit Joe Biden, në listën e ndalimit të hyrjes jane edhe gjashtë individë të tjerë, midis të cilëve drejtori i FBI, Christopher Ëray, drejtori i Sigurimit Kombëtar, Avril Haines, si edhe Susan Rice, kreu i Këshillit të Politikës së Brendshme.

Lavrov i kërkoi ambasadorit të SHBA-së, John Sullivan, që të kthehet për konsultime në Uashington.

Më herët, Moska tërhoqi ambasadorin e saj, Anatoli Antonov, nga Uashingtoni./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.