KINË – Rritje rekord e ekonomisë prej 18,3% në T1 2021

PEKIN, 16 prill /ATSH-DPA/ – Ekonomia kineze duket se e ka kapërcyer krizën e koronavirusit dhe e filloi vitin me një rritje rekord.

”Ekonomia e dytë më e madhe në botë regjistroi 18,3% rritje në tre muajt e parë të 2021 krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar”, njoftoi zyra e statistikave në Pekin.

Rritja jashtëzakonisht e fortë erdhi si shkak të kolapsit të ekonomisë kineze në vitin e kaluar, kur vendi pothuajse u bllokua për disa javë në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Që kur u hoqën masat e vështira për të përmbajtur pandeminë, ekonomia kineze ka qenë në rrugën e rimëkëmbjes.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Pekini mund të shohë rritje të mëtejshme prej 8,1% këtë vit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.