Investimet e huaja llogariten mesatarisht rreth 1 miliard euro në vit

TIRANË 15 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investimet e huaja llogariten mesatarisht rreth 1 miliard euro në vit.

“Ne kemi patur një mesatare rreth 1 miliard euro investime në vit dhe ajo që është pjesa më e rëndësishme është futja e fabrikave të industrisë automotive, fabrika që prodhojnë pjesë për makina”, deklaroi Rama.

Rama renditi disa nga investimet që kanë ardhur në Shqipëri, ndër të cilat  kompaninë koreane “Yura Corporation”, kompaninë franceze “Voltalia”, e cila po investon në dy parqe fotovoltaike, në Karavasta dhe Spitallë, etj.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.