GREQI – 3 067 raste ditore dhe 91 vdekje nga COVID-19

ATHINË, 16 prill /ATSH-ANA/ – Greqia ka regjistruar 3 067 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 13 prej tyre të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë konfirmuar 311 033 raste COVID-19.

EODY njoftoi, gjithashtu, edhe 91 vdekje të tjera të regjistruara në 24 orët e fundit, duke e çuar në gjithsej 9 330 numrin e përgjithshëm të tyre.

Një total prej 824 pacientësh janë në ventilator në spitale, kurse 547 të tjerë u pranuan në spital në 24 orët e fundit, një rritje prej 3,99 % nga një ditë më parë.

Mosha mesatare e të infekturve të rinj me COVID-19 është 44 vjeç, kurse e viktimave ishte 79 vjeç./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.