Google në ndihmë të përpjekjeve globale të vaksinimit

SAN FRANCISKO, 16 prill /ATSH-AFP/ – Google ka njoftuar një sërë donacionesh financiare dhe masash për të ndihmuar fushatat e vaksinimit në SHBA dhe në botë, përfshirë një “agjent virtual” për të drejtuar personat që kanë pak ose aspak qasje në internet.

I arritshëm me mesazhe me tekst, bisedë në internet ose telefon, agjenti virtual bën të mundur caktimin e një orari për t’u vaksinuar ose të jep mundësinë për të bërë pyetje themelore në lidhje me kualifikimin personal, në 28 gjuhë të ndryshme.

Dega Cloud e gjigantit të teknologjisë e ka zhvilluar këtë mjet kryesisht për “personat me qasje të kufizuar në internet”, sipas një deklaratë.

Google theksoi se, në këtë mënyrë, dëshiron të lehtësojë vaksinimin e komuniteteve të pafavorizuara për sa i përket qasjes në shëndetësi.

Kompania kaliforniane është zotuar të sigurojë 250 000 doza vaksinash për vendet në nevojë, të ndihmojë në financimin e qendrave të përkohshëm të vaksinimit në SHBA dhe të sigurojë 250 milionë dollarë në grante reklamuese për të ndihmuar qeveritë dhe organizatat shëndetësore, përfshirë OBSH-në, për të komunikuar në fushatat në vazhdim./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.