Eksportet bujqësore u rritën me 1.7 milionë lekë në mars

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur se eksportet bujqësore u rritën në vlerën 1,701 milionë lekë gjatë muajit mars 2021, ndaj 1.427 milionë lekë që ishin në mars të vitit të kaluar.

Sot Shqipëria eksporton në 85 shtete dhe kryeson me eksportin e perimeve të freskëta, bimëve medicinale dhe së shpejti nis eksporti i mjaltit në tregjet kineze.

Shqipëria brenda vitit 2025 me planin e veprimit të Partisë Socialiste synon të jetë kampione e Ballkanit për eksportet bujqësore, duke kapur shifrën e 1 miliard dollarëve.

“Trashëguam gati 100 milionë dollarë eksporte bujqësore, sot jemi me 400 milionë dollarë eksporte. Me planin e veprimit deri në 2025 mund ta çojmë deri në 1 miliard eksportet”- u shpreh Ekonomi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.