Denaj në Sarandë: Forcojmë rolin e gruas sipërmarrëse gjatë mandatit të tretë


TIRANË, 16 prill /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, kandidate e PS-së në qarkun Vlorë, në zgjedhjet e 25 prill, gjatë takimit me Lorenën, një sipërmarrëse e suksesshme në aktivitetin e bar-restorantit në Sarandë, e informoi për rëndësinë e mbrojtjes së markës.

“Lorena ka nisur aplikimin, për ta bërë biznesin e saj unik në treg dhe të mbrojtur nga konkurrenca e pandershme”, – tha Denaj.

Denaj u shpreh se “si kandidate për deputete në këtë zonë do të vijoj të inkurajoj këto modele, të rrisë ndërgjegjësimin e tyre për vlerat që ka mbrojtja e markës, me qëllim forcimin e rolit të gruas sipërmarrëse gjatë mandatit të 3-të”.

Lorena e informoi ministren Denaj, se synon ta zgjerojë biznesin e saj në të ardhmen falë kjo dhe lehtësive fiskale që ka ndërmarrë qeveria për mbështetjen e biznesit.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.