COVID-19 – Kroacia regjistron 44 të vdekur dhe 2 698 raste të reja

ZAGREB, 16 prill /ATSH-AA/ – Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 44 viktima dhe 2 698 raste të reja me COVID-19.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 16 053.

Midis tyre, 2 003 pacientë janë në spital, ndërsa 186 në respiratorë.

Sipas Mbrojtes Civile kroate, që nga 25 shkurti 2020, kur u konfirmua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 303 598 raste me COVID-19 nga të cilët 6 486 kanë vdekur.

Gjithsej, 281 059 persona janë shëruar, nga të cilët 1 908 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, në vetizolim janë 31 195 persona./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.