Beci, bashkëbisedim me studentë të mjekësisë: Zhvillim një Shkodre studentore

TIRANË, 16 prill /ATSH – I. Vata/ Kandidati për deputet i PS-së në qarkun Shkodër Benet Beci ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentë dhe ekspertë të fushës së mjekësisë.

Ai mbështeti idenë e zhvillimit të një Shkodre studentore duke i dhënë përparësi arsimit universitar të qytetit në veçanti

“Në një bashkëbisedim me studentë dhe ekspertë të fushës së mjekësisë, duke u interesuar se si mund të kontribuojë ky sektor në integrimin e përgjithshëm të qytetit të Shkodrës. Mbështeta idenë e krijimit dhe zhvillimit të një Shkodre studentore, duke i dhënë rëndësi përparimit të arsimit dhe universitetit të qytetit në veçanti”, u shpreh Beci.

Po ashtu, Beci zhvilloi edhe një takim me biznese, institucione dhe ekspertë të turizmit nga i gjithë qarku Shkodër.

“Patëm një shkëmbim idesh shumë serioz, mbi bashkëpunimin e nevojshëm mes pushtetit qëndror, vendor dhe bizneseve private për nxitjen e zhvillimit të turizmit. Ramë dakord që të kemi një forum të përhershëm diskuktimi rreth çështjeve e projekteve për zhvillimin e turizmit në Shkodër, të cilin e shoh si një nga degët kryesore ku mund të mbështetet zhvillimi ekonomik i Shkodrës”, u shpreh ai.

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.