“100 arritje në 4 vjet”/ Dyfishim në 6.4 milionë turistë në 2019 nga 2.3 milionë në 2013

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje rritjen që ka pësuar viteve të fundit numri i shtetasve të huaj që hyjnë në vend.

Ai iu drejtua ndjekësve në Instagram me pyetjes se me sa u rrit hyrja e shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë viteve të fundit, me 2.3 milionë apo 6.4 milionë.

“Hyrja e shtetasve të huaj u dyfishua në 6.4 milionë turistë në vitin 2019 nga 2.3 milionë në vitin 2013”, u shpreh Rama.

Viteve të fundit, turizmi ka marrë nxitje të fortë në vend dhe numri i vizitorëve të huaj ka njohur rritje, jo vetëm në bregdet por edhe sa i takon turizmit kulturor e historik. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.