Vaksinimi masiv antikovid/ Kryhen 304 488 vaksinime në vend

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”,  janë vaksinuar në total 304,488 persona.

Vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 10,328 qytetarë ku procesi i vaksinimit masiv ka vijuar në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2520 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 169 raste të reja, janë shëruar 572 qytetarë ndërsa 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.