Të ardhurat nga taksa doganore arritën në 1.5 miliardë lekë

TIRANË, 15 prill ATSH/ Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 1.5 miliardë lekë, ose 147 milionë lekë më shumë se 3 mujori 2020, si dhe 582 milionë lekë ose 63 % më shumë se plani i 3-mujorit 2021.

Peshën më të madhe të kontributit në totalin e të ardhurave të taksës doganore e zënë  produktet si cigaret me rreth 11.3 % të të ardhurave.

Në vendin dytë renditen fruta perimet me 9.7 % të të ardhurave dhe më pas vijnë produktet veshjet e këmbës me 9.1 %) produktet mish importi me 8.6 % dhe materialet e ndërtimit me 7.7 % të të ardhurave.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.