SPAK ka çuar dosje në gjykatë, do të bëjë shumë punë për Shqipërinë dhe drejtësinë

TIRANË 15 prill/ATSH/ ”Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka çuar në gjykatë dosje të cilat i konsideron problematike. Gjykata vendos”, deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në një nga studio televizive në vend.

Sipas Ramës, me dosjet SPAK nuk bën ndalime, por bën proces dhe faktikisht është e pavërtetë që SPAK nuk ka çuar në gjykatë asnjë dosje.

“SPAK është akoma një krijesë e sapolindur, por ka dhënë sinjale shumë të mira që është një forcë që do të bëjë shumë punë për Shqipërinë dhe drejtësinë”, deklaroi Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.