“Sot ka mbetur vetëm: Kap kë të kapësh dhe merr peng kë të mundesh”/ LSI, e papërdorshme për qëllime të mira

TIRANË, 15 prill /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se LSI sot është e papërdorshme për qëllime të mira.

Në lidhje me bashkëpunimin me LSI, Rama u shpreh në një studio televizive se “është e vërtetë që ne kemi bashkëpunuar me LSI dhe unë nuk kam asnjë pishman, se falë atij bashkëpunimi janë bërë plot punë të  mira, por kemi bashkëpunuar në të shkuarën”.

“Ndërkohë koha ka rrjedhur dhe bashkë me kohën ka rrjedhur shumë edhe Ilir Meta, ka degraduar shumë LSI dhe faktikisht sot LSI është kthyer në shëmbëlltyrën e mekanizmit të vet të brendshëm dhe nuk është më një forcë që e kishte mekanizëm të vet të brendshëm këtë që ka por kishte dhe plot gjëra të tjera. Sot është vetë ai mekanizmi i vet i brendshëm, KÇK dhe kap kë të kapësh dhe merr peng kë të mundësh”, u shpreh Rama.

“Domethënë, LSI sot është e papërdorshme për qëllime të mira”, theksoi ai. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.