SHBA – Demokratët propozojnë shtimin e katër vendeve në Gjykatën e Lartë

UASHINGTON, 15 prill /ATSH-DPA/ – Disa kongresmenë të Nju Jorkut janë pjesë e një grupi demokratësh që synojnë të prezantojnë një projektligj që do të shtonte me katër vende Gjykatën e Lartë, pjesë e një luftë e ashpër legjislative me konservatorët mbi bilancet politike të saj.

”Përfaqësuesi Jerry Nadler, i cili kryeson komitetin gjyqësor të Dhomës dhe Mondaire Jones do të shpallin projektligjin në një konferencë shtypi jashtë Gjykatës së Lartë”, sipas zyrave të tyre.

Nadlerit dhe Jonesit do t’u bashkohen edhe përfaqësuesit e Xhorxhias, Hank Jones, kryetari i Komitetit Gjyqësor e Gjykatave dhe Senatori i Masaçusets Ed Markey.

Gjykata e Lartë, aktualisht në raportet 6 me 3, e dominuar nga gjyqtarë konservatore, mund të përballet me një shqetësim politik nëse presidenti Joe Biden do të kishte mundësinë të emëronte katër anëtarë të rinj./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.