SERBI – 35 të vdekur dhe 2 971 raste ditore COVID-19

BEOGRAD, 15 prill /ATSH-AA/ – Në 24 orët e fundit, në Serbi u regjistruar 35 vdekje shtesë si pasojë e COVID-19 dhe 2 971 raste të tjera me këtë virus.

Aktualisht, në spitale po trajtohen 7 341 pacientë, ndër të cilët 259 janë në respiratorë.

Shkalla e vdekshmërisë në Serbi është 0,90 %.

Gjithsej, 654 870 raste me COVID-19 janë regjistruar në vend nga gjithsej 3 646 957 persona të testuar për COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.