Rritje e sipërfaqes së serrave bujqësore nga 1700 hektarë në 6 000 hektarë  

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Qeveria ka rritur mbështetjen e fermerëve për zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me serra, si një potencial i madh i Shqipërisë në rritjen disa herë të prodhimit dhe eksporteve të produkteve bujqësore, duke qenë të favorizuar fuqimisht nga klima e vendit, krahu i punës dhe kërkesa e tregut europian e vendas për prodhime gjithnjë e më cilësore “Made in Albania”.

Përmes Skemës Kombëtare qeveria financon 50 % të kostos për zëvendësimin e plastmasit në serra, zero taksa për inputet bujqësore dhe naftë falas, janë disa nga hallkat e zinxhir të mbështetjes, krahas financimit me deri 60 % të investimit nga programin IPARD, për ndërtimin e serave të reja me standarde sipas BE-së.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njëherazi kandidate e PS për qarkun Durrës, Milva Ekonomi bën të ditur se, “do të rrisim sipërfaqen me serra bujqësore nga 1700 hektarë në 6000 hektarë”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.