Rama: Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90800 vaksina AstraZeneca

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të shtunën dhe të dielën mbërrijnë në vendin tonë 90800 vaksina “AstraZeneca”.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit”.

“Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira”, – thekson Rama.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 281,254 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar për personat +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.