Nga infrastruktura, te politikat për zhvillimin ekonomik/ Çuçi: PS, alternativa e vetme që mund të çojë përpara punët e nisura

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Kandidati për deputet i PS në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi ka zhvilluar sot takime me banorë të fshatrave Saraqinisht, Tranoshisht, Krinë e Arshi Lengo ku theksoi se, “Partia Socialiste është e vetmja zgjedhje sot për sot, e vetmja alternativë që mund të çojë përpara punët e nisura dhe ta bëjë Shqipërinë të ardhmen e të gjithëve”.

“Unë nuk mbaj mend, një vepër që të ketë bërë qeveritë e kaluara. Një vepër madhore, që ta thuash, që këtë gjë e ka bërë qeverisja e shkuar. Po të nisësh e të numërosh janë shumë gjëra të bëra nga ne gjatë 7 viteve të qeverisjes. Ne kemi bërë shumë gjëra si infrastrukturë, ashtu dhe në politika për ndërtimin e instrumenteve nxitës dhe favorizues për zhvillimin ekonomik. Gjëra që më parë përdoreshin vetëm politikisht”, – tha Çuçi.

“AZHBR është shembull konkret që lidhet me përkrahjen me subvencione të bujqësisë blegtorisë nga shteti. Më përpara s’kishte asnjë standard të qartë, asnjë procedurë të qartë. Asnjë barazim apo garë të ndershme dhe jepej o për qëllime që të mbajnë peng votën, ose të merrnin gjysmat e parave në xhep. Tani është një tjetër realitet. Sot aplikohet nga celulari. Të del numri i aplikimit, dhe më tej verifikimi, kualifikimi. Strukturat përgjegjëse shohin numrin e bagëtive, matrikullimin dhe detajet e tjera të kërkimit dhe kaq. Ka për të bërë akoma. Unë isha Ministër Bujqësie, me aq para sa m’u dhanë në dispozicion 80 % ia vura blegtorisë”, – theksoi Çuçi.

“Me mundësitë që kemi pasur kemi ecur hap pas hapi. Dhe investimet nga qendra po përhapen nga qendra tani në periferi. Kanë ardhur investimet deri këtu, në zonën tuaj. Kjo është ecuria hap pas hap drejt investimit në të gjitha zonat në të gjithë territorin. Kjo ndodh dhe për ujin e pijshëm. Gjirokastra s’ka patur ujë të pijshëm. Ne po e bëjmë 24 orë ujin e pijshëm në të gjithë Gjirokastrën”, – tha Çuçi.

“Dy fatkeqësitë natyrore, përveç hallit, na dëshmuan se kemi një kryeministër që e meritojmë si shqiptarë se sa me dinjitet dimë të përballojmë situata të tilla. Kemi bërë një menaxhim të shkëlqyer, që vendet e tjera shumë më të fuqishme se ne, Italia ka ende banorë nëpër çadra pas 12 viteve nga tërmeti, ne në fund të vitit s’do lëmë asnjë njeri që ka humbur shtëpinë për shkak të tërmetit jashtë”, – nënvizon Çuçi.

“Unë ju ftoj të gjithëve që në datën 25 prill, këdo që keni, miq kolegë, familjarë, ta merrni të votojnë më datën 25 prill, pasi asnjë votë nuk duhet të na shkoj dëm, jo se s’e kemi të sigurt, se më 26 prill do jemi parti e parë dhe që do bëjmë qeverinë, por na duhet të marrim shumicën absolute për të bërë qeverisjen të vetëm, për të mos patur nevojë për koalicione të stisura, thjesht për të arritur mazhorancën, që pengojnë shpejtësinë e rendjes sonë drejt zhvillimit dhe bërjes së Shqipërisë së nesërme. Asnjë të mos jetë indiferent, të gjithë të votojmë për PS në 25 prill”, – përfundoi Çuçi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.