Manastirliu në njësinë 9 në Tiranë: Votoni numrin 12 për të çuar përpara reformat

TIRANË, 15 prill/ATSH/ “Banorët e njësisë 9, ata të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, kanë një zgjedhje shumë të rëndësishme për të bërë në 25 prill”, u shpreh sot kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në listën e Tiranës, Ogerta Manastirliu.

“Ndryshimet rrënjësore në infrastrukturë, në cilësinë e jetesës, në rritjen e vlerës së pronës, në përmirësimin kushteve të arsimimit të fëmijëve tanë, të përmirësimit të kushteve të marrjes së shërbimit në spitale, në mënyrën e marrjes së shërbimit në zyrat e shtetit, janë të gjitha transformime që nuk kanë ardhur vetvetiu. Janë rezultate që i sjell veç puna dhe jo fjalët”, u shpreh ajo.
“Qeveria e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste ka treguar se puna dhe vetëm puna, është mënyra më e mirë për të shpërblyer besimin e qytetarëve, në kontrast të thellë me kundërshtarët që, besimin e qytetarëve e shpërdoruan kur vendosën të braktisin mandatet që zgjedhësit u kishin besuar, duke u bërë bisht punës dhe përgjegjësive”, theksoi Manastirliu.
“Në 25 prill, banorët e Njësisë 9, Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë do të votojnë 12, për të çuar përpara reformat e nisura dhe vazhduar ndërtimin e Shqipërisë së të ardhmes, për fëmijët tanë”, tha ajo. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.