Kreditimi i biznesit të madh u rrit me 9,5 % në shkurt

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Sistemi bankar zgjeroi portofolin e kredisë ndaj biznesit të madh, në fillim të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për segmentin e biznesit të madh, kreditimi është rritur me ritëm më të lartë, ndaj segmenteve të tjerë të biznesit.

Biznesi i madh është dominues në portofolin e kredisë, me një total prej 191.6 miliardë lekësh, në fund të shkurt 2021.

Ndërkohë rritja vjetore e portofolit të kreditimit të biznesit të madh, shënoi nivelin 9.5 %, në  shkurt 2021.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.