KQZ publikon videon: Ja si duhet votuar më 25 prill


TIRANË, 15 prill/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video ku pasqyron mënyrën se si qytetarët duhet të votojnë, për të mos e bërë të pavlefshme fletën e votimit.

Në video sqarohet se, qytetari duhet të vendoset shenja kryq ose plus tek kuadrati i partisë apo koalicionit të partive, që qytetari dëshiron të votohet.

Ndërsa më tej, qytetari duhet të vendosi shenjën e kryqit apo plusit tek numri i kandidatit të partisë apo koalicionit që qytetari ka votuar, ndërsa votimi i një kandidati të një partie/koalicioni tjetër, ndryshe nga partia apo koalicioni të votuar, e bën fletën të pavlefshme.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.