ITALI – Borxhi publik në shifra stratosferike

ROMË, 15 prill /ATSH-DPA/ – Borxhi publik italian arriti një nivel rekord krahasuar me muajin e kaluar ku rritja në shkurt ishte 36,9 miliard euro (44,2 miliard dollarë), njoftoi Banka Qendrore e Italisë.

”Kjo e çon borxhin e përgjithshëm publik në rreth 2,643 miliardë euro”, theksoi raporti.

Italia regjistroi një rritje të mëtejshme të borxhit në vitin 2020, i goditur nga pandemia.

”Shprehur si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), borxhi publik qëndron në 155,6%”, sipas Bankës së Italisë.

Gjatë pak viteve të mëparshme, ai qëndroi në pak më shumë se 134%.

Për krahasim, raporti i Gjermanisë ndaj borxhit ndaj PBB ishte pak nën 60% në 2019, sipas Zyrës Gjermane të Statistikave (Destatis).

Sipas Traktatit të Mastrihtit mbi stabilitetin e euros, borxhi i përgjithshëm publik nuk duhet të kalojë 60%./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.