Financuam rindërtimin/ Shtëpi falas për të prekurit nga tërmeti

TIRANË 15 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se deri në fund të këtij viti do të kenë përfunduar 4500 shtëpitë individuale dhe 12 mijë apartamentet do të dorëzohen në gjysmën e parë të vitit 2022.

“Ne e kemi financuar rindërtimin, përjashto lagjen në Kurbin që po ndërtohet nga qeveria turke. Tani ka filluar financimi i shkollave nga Bashkimi Europian”.

Kryeministri kujtoi se procesi i rindërtimit u ngadalësua për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë.

“Ne kemi 4500 shtëpi individuale për të ndërtuar deri në fund të këtij viti dhe kemi 12 mijë apartamente për të ndërtuar e dorëzuar deri në periudhën e parë të vitit të ardhshëm, po ashtu janë 28 kantiere infrastrukture sot”, deklaroi Rama.

Kryeministri u shpreh se ndihej krenar për procesin e rindërtimit.

“Jam krenar për punën që bëjmë për rindërtimin me paratë publike. I lumtur që shikoj njerëzit që futen në një shtëpi më të mirë që kishin dhe kurrë nuk do ta kishin mundësinë për ta bërë”, tha Rama.

Ne bëmë atë që se ka bërë asnjë vend, u shpreh Rama, duke u ndërtuar shtëpitë falas.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.