COVID-19 – Qeveria qipriote vaksinohet me AstraZeneca

NIKOSIA, 15 prill /ATSH-AFP/ – Anëtarët e qeverisë qipriote do të vaksinohen sot si një grup për të promovuar vaksinën e gjigantit farmaceutik AstraZeneca, njoftoi një zëdhënës i kabinetit qeveritar.

Sipas një deklarate nga Kyriacos Koushos, ministrat që nuk janë vaksinuar ende do të marrin dozën e parë të vaksinës në një qendër vaksinimi në kryeqytetin Nikosia, “për të dërguar një mesazh besimi në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës britanike”.

Kjo vaksinë është themeli i fushatës qeveritare, që synon të imunizojë 60% të afërsisht 900 000 banorëve të Republikës së Qipros deri në fund të qershorit.

Portali i vaksinimit ka qenë i arritshëm që nga e marta për personat e moshës mbi 55 vjeç, për t’u vaksinuar kryesisht me AstraZeneca.

Deri më tani, gati 53 000 raste COVID-19, përfshirë 274 vdekje, janë regjistruar në pjesën jugore të ishullit mesdhetar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.