BERLIN – Ambasadori ukrainas: Nëse nuk anëtarësohemi në NATO, nuk përjashtojmë armatosjen me armë bërthamore

KIEV, 15 prill /ATSH-DPA/ – Kievi po konsideron të armatoset me armë bërthamore nëse Ukraina nuk bëhet anëtare e NATO-s, deklaroi ambasadori i saj në Gjermani, Andriy Melnyk.

“Ose jemi pjesë e një aleance si NATO, dhe në këtë mënyrë kontribuojmë për ta bërë Europën më të fortë, … ose na mbetet opsioni tjetër, i cili është të armatosemi”, theksoi ambasadori Melnyk për radion ”Deutschlandfunk”.

”Prandaj Kievi do ta konsiderojë edhe statusin e tij bërthamor. Si tjetër mund të garantojmë mbrojtjen tonë?”, shtoi ai.

Në vitin 1994, Kiev hoqi dorë nga pronësia e arsenalit të tretë më të madh të epokës sovjetike në botë, i cili ishte ruajtur në territorin ukrainas.

Kokat bërthamore u transportuan të gjitha në Rusi.

Si kompensim SHBA , Britania e Madhe dhe Rusia u zotuan të respektonin kufijtë e Ukrainës.

Ukraina ka kërkuar anëtarësimin në aleancën ushtarake të NATO-s për vite me radhë, por kjo konsiderohet e pamundur në të ardhmen e parashikueshme.

Tensionet ushtarake midis Ukrainës dhe Rusisë janë rritur që nga aneksimi i Rusisë i gadishullit të Krimesë, në 2014. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.