BE ndalon përdorimin e IA ​​me rrezik të lartë

BRUKSEL, 15 prill /ATSH-ANSA/ – BE ka vendosur kufirin për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në Europë.

“Sistemet me rrezik të lartë për mbikëqyrje masive do të ndalohen, me disa përjashtime të lejuara për teknologjinë e diskutueshme të njohjes së fytyrës, në rast nevoje për luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e sigurisë publike”, shkruhet në projektligjin e ri, i pari për IA, që Komisioni Europian do ta zbulojë më 21 prill.

Sipas këtij projektligji, kompanitë që nuk janë në përputhje me rregulloret e BE-së mund të gjobiten deri në 20 milionë euro ose me 4% të xhiros së tyre./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.