ATHINË – Greqia regjistron 104 vdekje nga COVID-19

ATHINË, 15 prill /ATSH-ANA/ – Greqia konfirmoi sot 3 833 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 16 prej tyre të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 308 006 raste COVID-19.

EODY njoftoi, gjithashtu, 104 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 9 239.

Një total prej 819 pacientësh janë në ventilator në spitale dhe 526 të tjerë u pranuan në spital me COVID-19 në 24 orët e fundit, një rënie prej 6.4 % nga dita e mëparshme.

Mosha mesatare e infeksioneve të reja është 44 vjeç, ndërsa e viktimave ishte 79./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.