“100 arritje në 4 vjet”/ Ulje në 6 % e TVSH-së për hotelet dhe shërbimet e sipërmarrjeve në turizëm dhe agroturizëm

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Qeveria uli pagesën e TVSH-së për hotelet dhe bizneset turistike, duke u dhënë frymëmarrje sipërmarrjeve të sektorit me synim nxitjen e turizmit dhe të punësimit.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vjet”, se sa është përqindja e TVSH-së për hotelet dhe shërbimet turistike, 20 % apo 6 %.

“Kemi ulur në 6% TVSH-në për hotelet dhe shërbimet e sipërmarrjeve në turizëm dhe agroturizëm”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Turizmi hyn tek sektorët më të stimuluar dhe me më shumë zhvillim viteve të fundit, duke gjeneruar të ardhura dhe punësim. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.