Zbatimi i masave antikovid nga partitë politike/ Fotolajm nga takimet elektorale të PS dhe PD

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Edhe 12 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve dhe një kontrast i madh vërehet gjatë takimeve elektorale në zbatimin e masave antikovid mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot dy fotografi të dy takimeve të zhvilluara sot në Dibër nga Partia Socialiste dhe në Paskuqan nga Partia Demokratike.

Në takimin e mbajtur nga PD-ja, shfaqen njerëz të grumbulluar dhe vihet re mungesa e respektimit të masave antikovid duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Në anën tjetër, shfaqet takimi i PS-së në Dibër, ku qytetarët janë të ulur në karrige dhe në distancë mes tyre dhe duken qartë se janë zbatuar masat antikovid në mbrojtje të jetës së secilit. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.