VIDEO/ Ngrihet kati i parë i shkollës së re “Sami Frashëri”, Veliaj publikon pamjet: S’ka kohë për pushim

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Vijojnë me ritme të shpejta punimet për shkollën e re “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga punimet që po kryhen në shkollën e re në kryeqytet, ku siç shihet edhe nga pamjet, është ngritur edhe kati i parë, pas atij nëntokësor.

“Shkolla ime, shkolla jonë “Sami Frashëri”. S’ka kohë për pushim”, shprehet Veliaj.

Gjimnazi “Sami Frashëri” pritet që të jetë një tjetër xhevahir arkitekturor i Tiranës, një shkollë ikonë.

Sipas projektit të bashkisë Tiranë, shkolla do të jetë më e madhe dhe me infrastrukturë moderne e standarde të larta të sigurisë. Godina e re do të ketë një kapacitet pritës prej 1500 nxënësish, 50 klasa, 7 laboratorë dhe një bibliotekë 5 herë më të madhe.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.