Veliaj nga Bërxulli: Provojeni fuqinë e votës, kur ia besoni dikujt që punon

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Nga Bërxulli, Tiranë, Erion Veliaj, së bashku me kandidatin për deputet Fidel Ylli kanë kërkuar që Vora të bëjë përmbysjen e madhe dhe Partia Socialiste të dalë forcë e parë edhe në këtë zonë të njohur si bastion i djathtë.

“Ka ardhur koha për ndryshim në Vorë, për të thënë “ta provoj njëherë se çfarë fuqie ka kur ia beson punën dikujt që punon”. Dy janë mundësitë, ose i mbajmë hatrin “gjyshit dhe gjyshes”, ose do punojmë për fëmijët tanë që ta kenë vendin pak më të mirë, ta ketë jetën pak më të lehtë dhe të kenë më shumë dinjitet”, theksoi Veliaj.

Veliaj tha se “nëse mendojmë përpara dhe jo mbrapa, nëse mendojmë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, nëse mendojmë si t’i bëjmë gjërat me dashuri dhe jo me inat, nëse mendojmë si të bashkohemi, jo të përçahemi, nëse mendojmë si të punojmë dhe jo si të flemë gjumë, nëse mendojmë si do zhvillohemi dhe jo si do vëmë stërkëmbësha, unë besoj që edhe në Bërxullë do marrim vendimin e duhur dhe vendimi i duhur e rruga e duhur është numri 12”.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.