TEL AVIV – Ceremoni e përbashkët izraelito-palestineze në kujtim të të rënëve

TEL AVIV, 14 prill /ATSH-ANSA/ – Një ceremoni e përbashkët izraelito-palestineze për kujtimin e viktimave të konfliktit dypalësh u mbajt dje për vitin e 17-të radhazi.

Ngjarja përkon me përkujtimin solemn në Izrael të ushtarëve që vdiqën në luftë.

Manifestimi izraelito-palestinez u organizua nga dy grupe paqeje, ai ”Luftëtarët për paqen” dhe ”Shoqata e Familjeve të Pikëlluara”.

Në të kaluarën kjo ngjarje shërbeu si një mundësi për një takim personal në Tel Aviv midis anëtarëve të familjeve të izraelitëve dhe palestinezëve të vdekur në konflikt.

Sipas organizatorëve, ngjarja u ndoq në internet nga 200 000 njerëz në të gjithë botën.

Midis folësve si dhe të afërmve të viktimave izraelite e palestineze në konflikt, spikatën aktori Richard Gere dhe psikologu palestinez Mubarak Awad, avokat i “luftës jo të dhunshme kundër okupimit”.

Gjithashtu morën pjesë në mbrëmje këngëtarë të njohur përfshirë David Broza, Amal Murkus dhe Miriam Toukan. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.