SHBA – Biden mban fjalimin e tij të parë në Kongres

UASHINGTON, 14 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA Joe Biden do të flasë në një sesion të përbashkët të Kongresit më 28 prill, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Në një letër drejtuar presidentit, të botuar dje, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i kishte bërë thirrje Biden për të mbajtur fjalimin e tij të parë në të dy dhomat e Kongresit në atë datë.

Ajo i kërkoi demokratit, në detyrë që nga 20 janari, “të ndajë vizionin e tij për të adresuar sfidat dhe mundësitë e këtij momenti historik”.

Në letër, Pelosi vlerësoi gjithashtu atë që ai e quajti Biden “udhëheqjen historike dhe transformuese”.

“Presidenti pranoi ftesën e Kryetares të Dhomës për të folur në një seancë të përbashkët të Kongresit në 28 Prill, një natë para ditës së tij të 100-të në detyrë”, konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Fjalimi i parë nga një president i sapo zgjedhur i SHBA në një seancë të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit mbi Kapitolin e Shteteve të Bashkuara nuk llogaritet si fjalim para kombit .

Fjalimi i parë i Biden përpara kombit është planifikuar për vitin e ardhshëm, kur ai të jetë në detyrë për më shumë se 12 muaj. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.