Rritje e eksporteve bujqësore nga 400 milionë në 1,2 miliard dollarë në 2025

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi deklaroi sot, “se eksportet e produkteve bujqësore do të njohin rritje nga 400 milionë dollarë në vitin 2020, në 1,2 miliardë dollarë në vitin 2025”.

Ekonomi tha se në 7 vite eksportet e produkteve bujqësore u rritën me mbi 250 milionë dollarë.

Ndërkohë rritje ka shënuar edhe sipërfaqja e tokës së punuar.

Në Shqipëri në vitin 2013 punoheshin afro 125 mijë ha tokë, ndërsa sot jemi në 250 mijë ha tokë. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.