Rritet kërkesa globale për naftë

PARIS, 14 prill /ATSH-AA/ – Kërkesa globale e naftës parashikohet të rritet 6,3% këtë vit falë mbështetjes së parashikimeve më të mira ekonomike dhe treguesve të shpejtë dhe të fuqishëm fiskal, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

”Duke u ulur me 8,7 milionë fuçi në ditë në vitin 2020, kërkesa globale e naftës vlerësohet të rritet me 5,7 milionë fuçi në ditë në një mesatare prej 96,7 milionë fuçi në ditë”, njoftoi IEA në raportin e saj mujor të naftës.

Agjencia paralajmëroi se rimëkëmbja mbetet e brishtë për shkak të numrit të rasteve me COVID-19 që rriten në disa vende konsumatore të rëndësishme.

Duke nënvizuar rishikimin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili ngriti parashikimin për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në 2021 me 6% , agjencia tha se ”kjo përmirësoi parashikimin e FMN-së, përhapjen e shpejtë të vaksinave në SHBA dhe pakot e ardhshme të mëdha stimuluese në vend si dhe përmirësimin e të dhënave ekonomike nga Kina, që çoi në një parashikim më të mirë të kërkesës globale të naftës”.

Në vitin 2021, konsumi më i lartë parashikohet të jetë në rajonin Paqësor-Azi me 35,9 milionë fuçi në ditë, e ndjekur nga Amerika me 30,3 milionë fuçi dhe Evropa me 13,9 milionë fuçi.

Prodhimi i naftës bruto të OPEC-ut arriti 25,05 milionë fuçi në ditë në mars, duke regjistruar një rritje prej 210 000 fuçi në ditë krahasuar me muajin e kaluar./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.