Kumbaro në Këlcyrë: PS, e vetmja alternativë që mund ta bëjë Shqipërinë të ardhmen tonë

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro zhvilloi sot takime me banorë të Këlcyrës, Përmet.
Gjatë takimeve Kumbaro bashkëbisedoi me banorët, nga të cilët, siç tha ajo, po merr çdo ditë mbështetje për Partinë Socialiste si të vetmen alternativë që mund ta bëjë Shqipërinë të ardhmen e tyre.
“Këlcyra ka pësuar një transformim rrënjësor nga programi i Rilindjes Urbane, me ujë 24 orë falë investimet për ujësjellësin e ri. Shumë kemi bërë dhe akoma më shumë do të bëjmë gjatë mandatit të ardhshëm, prandaj nuk kemi kohë për të humbur në 25 prill me ata që Këlcyrës e gjithë qarkut të Gjirokastrës i kishin kthyer kurrizin sa herë kishin pushtetin”, – tha Kumbaro.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.