I premtuar me dekada/ Materniteti i Lezhës gati të ndryshojë cilësinë e shërbimit për nënat dhe bebet

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Materniteti i Ri i Lezhës, premtuar e rrënuar me dekada, tashmë është gati.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ky maternitet, që do të ndryshojë cilësinë e shërbimit për të gjithë gratë që do lindin në Lezhë edhe padyshim për mjekët dhe infermierët që do ofrojnë shërbime shëndetësore më cilësore në këtë godinë të re me infrastrukturë me standarde europiane.
Ne do ta bëjmë Shqipërinë miq, të bashkuar siç u bashkuam kundër tërmetit e Armikut të Padukshëm dhe kur po dalim përtej fatkeqësive të stërmëdha natyrore, si të mos e mundim stresin, mërzinë, lodhjen e këtyre 17 muajve të stërvështirë dhe të ndalojmë e të kthehemi mbrapsht, në rrugën e vjetër ku duan të na rikthejnë politikanët e stërprovuar, pa karakter, pa guxim, pa durim, pa vizion e as mision për vendin tonë? S’bën vaki, më e mira është e gjitha përpara nesh”, – thekson Rama.
Materniteti i ri është një investim i qeverisë shqiptare në vlerën 2.9 milionë euro dhe do të ketë 55 shtretër, 2 salla operacioni, 2 salla lindjesh.
Materniteti i Lezhës u shërben edhe banorëve të zonave përreth dhe pas këtij investimi do të bëhet referencë në veri për këtë shërbim.
/k.s/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.