GREQI – Rritje e numrit të vdekjeve nga COVID-19, 81 viktima në 24 orët e fundit

ATHINË, 14 prill /ATSH-ANA/ – Greqia regjistroi sot 3 089 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 12 prej tyre të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar gjithsej 304 184 raste COVID-19.

EODY njoftoi, gjithashtu, edhe 81 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave arrin në 9 135.

Një total prej 809 pacientësh janë në ventilator në spitale dhe 562 të tjerë u pranuan në spital në 24 orët e fundit.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj me COVID-19 është 44 vjeç, ndërsa i viktimave ishte 79 vjeç./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.