Gjiknuri: Investimet e qeverisë shndërruan Vlorën në pikë referimi

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, shoqëruar nga deputeti Fate Velaj dhe nga kandidati për deputet Anduel Tahiraj zhvilluan një bashkëbisedim me arkitektë, inxhinierë dhe intelektualë të qytetit të Vlorës.

Duke i cilësuar si krenaria e qytetit për arritjet e tyre profesionale në fushat respektive që ata përfaqësojnë Gjiknuri pohoi se është mirënjohës për mbështetjen që kjo kategori tregon ndaj zhvillimit të Vlorës.

Në bashkëbisedimin fokusuar te mekanizmat që duhet të implementohen për zhvillim të mëtejshëm infrastrukturor të qytetit, Gjiknuri tha se “ju jeni njerëzit që e keni parë Vlorën në momente të ndryshme, në mungesë të investimeve por edhe në ringritje. Vëmendja e treguar nga Kryeministrit e ka kthyer Vlorën në një atraksion kombëtar. Basti politik-ekonomik i Ramës e ka transformuar tërësisht Vlorën. Ky zhvillim nuk duhet të ndërpritet pasi investimet e mëtejshme do ta bëjnë Vlorën një krenari kombëtare, duke e shtuar dita ditës potencialin ekonomik që do të gjenerohen nga investimet madhore. Në mungesë totale të alternativave të tjera, ne duhet ta çojmë përpara këtë mundësi të artë për të vijuar më tej çdo projekt të nisur”.

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri i falenderoi arkitektët, inxhinierët dhe intelektualët e qytetit, si njerëz vizionar që e duan të bukurën dhe zhvillimin e mëtejshëm të Vlorës, ndërsa i cilësoi ata si krenari e qytetit, për sa shumë i dhurojnë përmes punës së tyre Vlorës dhe qytetarisë vlonjate.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.