Fantastike atmosfera “Në shtëpinë e jufkave” të familjes Zerja në Dibër/ Bujtinë mikpritëse edhe falë mbështetjes në agroturizëm

 

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit elektoral për zgjedhjet e 25 prillit që po zhvillon në Peshkopi vizitoi një nga agrobizneset e kësaj zone e njohur për prodhimin e jufkës.

“Fantastike atmosfera “Në shtëpinë e jufkave” të familjes Zerja në Dibër, tashmë kthyer në një bujtinë mikpritëse edhe falë mbështetjes tonë në agroturizëm”, tha Rama.

Rama teksa vizitoi ambientet e kësaj bujtine rikujtoi se kur kjo bujtinë çeli dyert në fillim pronarët ishin pak optimistë se do të mund t’ia dilnin.

Pikënisja e gjithë kësaj mrekullie ishte nata kur Almira së bashku me gratë rurale të Dibrës u takua me kryeministrin nga i cili mori një mbështetje dhe inkurajim për gratë e Dibrës.

“Atje ne folëm për idenë e ngritjes së një bujtine dhe kryeministri me inkurajoi”, tha ajo.

Rama tha se me përmirësimin e situatës pas pandemisë dhe me hapjen e rrugës së Arbrit klientët do të shtohen.

“Me përmirësimin e situatës pas pandemisë dhe me hapjen e rrugës së Arbrit do të fillojnë problemet e rezervimeve dhe s’do të dish kujt t’ia prishësh dhe kujt t’ia ndreqësh”, u shpreh kryeministri. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.