Eksportet gjermane të armëve vazhdojnë rënien rekord

BERLIN, 14 prill /ATSH-DPA/ – Rënia e eksporteve gjermane të armëve vazhdoi edhe në tre muajt e parë të vitit 2021, me një rënie prej 16 % të vlerës së eksporteve të miratuara, në 978 milionë euro (1,17 miliardë dollarë).

Sipas shifrave zyrtare, dërgesat në vendet që nuk janë pjesë e BE-së ose NATO-s ranë edhe më ndjeshëm: me 43 %, në 353 milionë euro.

Në tërë vitin 2020, eksportet gjermane të armëve u tkurrën me më shumë se një të katërtën, në 5,82 miliardë euro, pas një rekordi të lartë në 2019./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.