Egjipti, Italia dhe SHBA vendet më të prekura nga rrjedhja e të dhënave në FB

UASHINGTON, 14 prill /ATSH-ANSA/ – Egjipti, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet me numrin më të lartë të përdoruesve të prekur nga rrjedhja e të dhënave prej 533 milionë profileve në Facebook, të cilat u kthyen në vëmendje disa ditë më parë.

Kjo përfshin mesatarisht pesë lloje të të dhënave për përdoruesit, përfshijnë numrat e telefonit, ID-të e Facebook-ut, emrat e plotë, vendet, datat e lindjes, biografitë dhe disa adresa emaili.

Konkretisht, sipas analizës, të dhënat e 44 833 547 përdoruesve egjiptianë, 35 677 377 italianë, 32 315 282 amerikanë dhe 28 804 686 sauditë u janë vjedhur të dhënat.

Vendet e tjera më të prekura janë Franca, Turqia, Maroku, Kolumbia, Iraku dhe Afrika e Jugut.

Kjo është një ftesë për përdoruesit të jenë më të kujdesshëm./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.