Denaj me banorë të Kuçit: Mbështesni PS-në për të vijuar më tej investimet madhore

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj njëkohësisht kandidate për deputete në qarkun e Vlorës, vijoi sot takimet elektorale me banorë të Kuçit.

Denaj kërkoi mbështetjen e tyre për të vijuar më tej investimet madhore, për zhvillimin e vendit, në çdo skaj të tij.

Po ashtu, Denaj u shpreh krenare që kontribuoi për të bërë realitet një ëndërr brezash, finalizimin e një rruge të re që do të lidh malin me bregdetin.

“Me patriotët e mi kuçiotë, që më pritën me aq dashuri dhe ngrohtësi. Krenare që si bija e tyre, kontribuova për të bërë realitet një ëndërr brezash, finalizimin e një rruge të re që do të lidh malin me bregdetin”, tha ajo.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.