Deklaratat e Kim për kandidatë të pastër/ Rama: 100 % dakord, me ambasadoren nuk kemi pasur asnjëherë mosdakordësi

TIRANË, 14 prill/ATSH-Maela Marini/ “Me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, jam 100 % dakord dhe nuk kemi pasur asnjëherë asnjë mosdakordësi”.

Kështu u përgjigj sot Kryeministri Edi Rama i pyetur në një intervistë televizive mbi deklaratat e ambasadores së SHBA-së në Tiranë për kandidatë të pastër.

“Patjetër që i kam dëgjuar. Me ambasadoren amerikane jam 100 % dakord dhe nuk kemi pasur asnjëherë asnjë mosdakordësi. Jam 100 % dakord”, tha Rama.

I pyetur lidhur me bisedën me zv/ndihmëssekretarin e Shtetit, Matthew Palmer, Rama tha se “kemi folur për të ardhmen jo për të tashmen. Kemi folur për shumëçka mbetet për t’u bërë në të gjitha drejtimet dhe shumëçka ne duhet të bëjmë së bashku”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.