BRUKSEL – KE: Vendet anëtare të rregullojnë ligjet për certifikatën e vaksinimit

BRUKSEL, 14 prill /ATSH-ANSA-AA/ – Komisioni Europian deklaroi se nëse certifikata e vaksinimit, që pritet të lëshohet këtë verë, përdoret nga vendet anëtare për qëllime të tjera, rregulloret e brendshme ligjore duhet t’i përshtaten këtij vendimi.

“Certifikata ka për qëllim të lehtësojë udhëtimet brenda BE-së përpara kësaj vere, në përputhje të plotë me parimet e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes së të dhënave”, tha eurokomisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders, në Parlamentin Europian.

Ai theksoi se, në mënyrë që dokumenti dixhital të përdoret në aktivitete kulturore, gara sportive ose ngjarje të tjera, vendet anëtare duhet të përshtatin ligjet e tyre.

Certifikata, e cila do të jetë e vlefshme për udhëtimet brenda kufijve të BE-së, është planifikuar të jetë gati deri në verë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.