BRUKSEL – Aleatët e NATO-s dakord të fillojnë tërheqjen nga Afganistani

BRUKSEL, 14 prill /ATSH-DPA/ – Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të fillojnë përfundimin e misionit të tyre në Afganistan, pas vendimit të SHBA-së për t’u tërhequr, njoftuan burimet diplomatike.

Aleanca prej 30 anëtarësh ra dakord për masën në një takim sot në mbrëmje të ministrave të saj të Mbrojtjes dhe të Jashtëm.

Vendimi vjen një ditë pasi zyrtarët amerikanë njoftuan se presidenti Joe Biden dëshiron të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator, në 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit që shkaktoi pushtimin amerikan.

Aktualisht, ka rreth 10 000 ushtarë të NATO-s dhe vendeve partnere në Afganistan, që mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, duke trajnuar dhe këshilluar forcat e sigurisë në luftën e tyre kundër ekstremistëve islamikë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.