Braçe: Zero taksë për fermerët, me Saliun, Ilirin, Lulin e Monikën do paguani 9 %

TIRANË, 14 prill /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi sot se fermeri paguan 0 taksë, ndërsa Sali Berisha e Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhin do i tatojnë me 9 %.

Ai tha nga Kolonja e Lushnjës “se ka zero tatime e taksa për fshatin. Zero tatime e taksa për inputet bujqësore: naftën, plehërat kimike, pesticidet, farërat, fidanët, mekanikën bujqësore, serrat. Zero tatime e taksa për të ardhurat e bujkut e blegtorit nga 1 deri ne 140 milionë lekë”.

“Kjo ishte beteja jonë dhe e imja, ia dolëm të gjithë bashkë e sot puna e bujkut me inputet është me zero lekë tatime e taksa, të ardhurat e bujkut janë me zero lekë taksa. E dhamë fjalën dhe e mbajtëm. Mos harroni: Nga 1 janari e për 10 vite, me ne, fshati do jetë pa tatime e taksa, punon më lirë, prodhon më lirë, fiton dhe nuk tatohet, të gjitha të ardhurat i mban për vete! Sali Berisha e Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi do u tatojnë me 9 %. Janë shumë para. Në 10 milionë lekë të ardhura do ju marrin 900 mijë lekë. Ne 0 %, 0 lekë. Ata 9 %. Kjo është diferenca”, thekson Braçe. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.